E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Është një turp i madh”- Lulzim Basha takim me mësues e pedagogë në Korçë: Do nisim menjëherë rritjen e pagave dhe…
Publik News

“Është një turp i madh”- Lulzim Basha takim me mësues e pedagogë në Korçë: Do nisim menjëherë rritjen e pagave dhe…

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një takim me mësues dhe pedagogë të qytetit të Korçës.

basha11

 

Kryedemokrati u shpreh se është një turp i madh niveli i pagave të pedagogëve në universitetet publike, duke u angazhuar se kur PD të jetë në pushtet do t’i rrisë gjatë 4-vjeçarit të parë në qeverisje. 

“Është një turp i madh niveli i pagave të pedagogëve shqiptarë. Është një turp i pagëlltitshëm për këdo që çmon arsimin, për këdo që çmon dijen, për këdo që çmon intelektualët e vërtetë, shkencëtarët.  Dhe si dikush që ia dedikon një pjesë të madhe të suksesit personal arsimit, produkt i arsimimit në një universitet cilësor, dua t’ju garantoj se hapi i parë do të jetë që për universitetet publike do të nisim menjëherë me rritjen e pagave dhe vendosjen e pagës minimale. Rritje që do të vazhdojë për gjatë 4-vjeçarit dhe është e buxhetuar në planin tonë të punës, që në 25 prill kemi bindjen që do të kthehet në planin e qeverisjes së shqiptarëve”, tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.