E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Eurodeputetja holandeze: Edi Rama, mos u ngatërro me shqiptarët!
Bota

Eurodeputetja holandeze: Edi Rama, mos u ngatërro me shqiptarët!

Eurodeputetja Anna Strolenberg ka shprehur mbështetjen e saj për protestën qytetare, duke theksuar se kërkesat e qytetarëve shqiptarë përputhen plotësisht me parimet themelore mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Europian.

Gjatë fjalës së saj, ajo iu drejtua drejtpërdrejt kryeministrit me një thirrje të qartë për të reflektuar dhe për të dëgjuar zërin e qytetarëve.

“Ajo për të cilën po protestoni janë vlera evropiane: mbrojtja e natyrës, lufta ndaj korrupsionit, transparenca, demokracia. Jam këtu për t’ju mbështetur. Ka shumë njerëz nga shumë sfonde, duam që Shqipëria të shkojë në BE, por nëse doni të shkoni, Edi Rama duhet të dëgjojë!” tha Strolenberg.

Në përfundim të deklaratës së saj, eurodeputetja dha një mesazh të prerë drejtuar kreut të qeverisë, duke nënvizuar disa nga kërkesat që, sipas saj, janë thelbësore dhe të panegociueshme për të ardhmen e vendit.

“Edi Rama, a po na dëgjon? Ai duhet të dëgjojë, kërkesat janë të qarta: mos u ngatërro me shqiptarët, lufto korrupsionin dhe mbro natyrën!”, u shpreh ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.