E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Eurodeputetja italiane: Ja kush është pas projektit të Sazanit dhe Nartës
Bota

Eurodeputetja italiane: Ja kush është pas projektit të Sazanit dhe Nartës

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka reaguar lidhur me pjesëmarrjen e saj në protestën e zhvilluar në Tiranë kundër projektit të propozuar për zonën e Sazanit dhe Nartës, duke theksuar se prania e saj kishte si synim mbështetjen e kauzës për mbrojtjen e mjedisit dhe të vlerave demokratike.

Në një prononcim për A2, Salis u shpreh se kjo protestë nuk duhet parë vetëm si një lëvizje ambientaliste, por si një mobilizim i gjerë qytetar që lidhet drejtpërdrejt me demokracinë dhe sovranitetin e vendit.

“Erdha në Tiranë për të mbështetur popullin shqiptar, sepse kjo është një protestë për mjedisin, por edhe për demokracinë dhe sovranitetin e popullit.

Mesazhi i protestuesve është se Shqipëria nuk është në shitje dhe askush nuk mund të vijë nga jashtë për të blerë territor të Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Salis.

Më tej, ajo ngriti shqetësime lidhur me aktorët që, sipas saj, qëndrojnë pas projektit në zonën e Lagunës së Nartës dhe Zvërnecit.

“Mendojmë se ata që qëndrojnë pas këtij projekti në Lagunën e Nartës, në Zvërnec, janë të njëjtët që në të kaluarën kanë bërë invazione në shtete të ndryshme.

Ne e kundërshtojmë këtë logjikë imperialiste. Jemi kundër këtyre metodave të zhvillimit”, deklaroi Salis.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.