E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Europol aksion në Shqipëri dhe Europë, mbi 100 të arrestuar
Bota

Europol aksion në Shqipëri dhe Europë, mbi 100 të arrestuar

Sekuestrohen 462 makina të vjedhura

EUROPOL ka zhvilluar përgjatë javëve të fundit të muajit tetor një superoperacion ndërkombëtar kundër vjedhjes së mjeteve motorike, trafikimit të tyre dhe trafikut të qenieve njerëzore në të gjithë Evropën, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Operacioni është përqendruar kryesisht në Greqi, aty ku, sipas autoriteteve, ndodheshin bazat kryesore të celulave kriminale që drejtonin si rrjetet e trafikut të mjeteve të vjedhura, ashtu edhe trafikun e klandestinëve. Vetëm në këtë vend, gjatë ditëve të aksionit, u zbuluan dhe u bllokuan mbi 200 mjete të vjedhura, ndërsa numri i të arrestuarve ka kaluar shifrën 100 persona.

greqi aksioni

Superoperacioni, i koduar “JAD Mobile 8” (Dita e Veprimit të Përbashkët), është koordinuar në nivel evropian nga EUROPOL dhe FRONTEX, me angazhimin e qindra efektivëve në terren.

Në Greqi, forcat policore ushtruan kontrolle të vazhdueshme dhe të rrepta në gjashtë zona të ndryshme, ku përgjatë 11 ditëve aksion u zbuluan në total 231 makina të vjedhura. Aksioni është zhvilluar nga 20 tetori deri më 31 tetor 2025, duke e bërë atë një ndër operacionet më të mëdha të këtij lloji në vitet e fundit.

greqi aksioni1

EUROPOL thekson se ky operacion është pjesë e një fushate më të gjerë evropiane të koordinuar nga Frontex, në bashkëpunim me autoritetet greke, gjermane, spanjolle dhe polake. Në veprim morën pjesë edhe një sërë vendesh të Bashkimit Evropian, si Austria, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Franca, Gjermania, Holanda, Italia, Letonia, Lituania, Polonia, Portugalia, Rumania, Spanja dhe Suedia. Vende të treta, mes tyre Shqipëria, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Zvicra, iu bashkuan gjithashtu operacionit, krahas Europolit dhe Interpolit.

Sipas medias greke “Protothema”, nga pala greke u kryen kontrolle të imtësishme të automjeteve dhe individëve në pikat më strategjike të vendit, si në kufijtë e jashtëm, ashtu edhe brenda territorit, përfshirë Atikën, Selanikun, Kilkis, Ftiotidën, Trakinë, Seres, si dhe pikat kufitare Mertzani, Kristallopigi dhe Kakavia, me qëllim identifikimin e mjeteve të vjedhura apo me dokumente të falsifikuara.

greqi aksioni2

Rezultatet e operacionit në nivel evropian janë goditje e fortë ndaj grupeve kriminale: 462 automjete të vjedhura dhe të falsifikuara u identifikuan në total (232 më shumë se një vit më parë). Vetëm në Greqi u kontrolluan 6,548 automjete (1,263 më shumë se vitin e kaluar), u zbuluan 231 mjete të vjedhura, u arrestuan 84 emigrantë të paligjshëm të kombësive të ndryshme dhe 21 trafikantë. Gjithashtu u sekuestruan edhe lëndë narkotike me peshë totale 199.56 gramë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.