Europol godet “Kartelin Ballkanik” të drogës (VIDEO)

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Tonelata kokainë e kanabis nga Ballkani drejt BE

Në skenë del edhe Shqipëria

Europol ka goditur një nga rrjetet më të fuqishme të trafikut të drogës, që dyshohet se ka transportuar sasi të mëdha narkotikësh nga Ballkani drejt tregjeve më fitimprurëse të Europës.

Në qendër të operacionit të zhvilluar njëkohësisht në Malin e Zi dhe Gjermani, del emri i Svetislav Filipoviç, 47 vjeç nga Podgorica, të cilin Europol e ka identifikuar si “objektiv me vlerë të lartë” dhe si organizator të grupit të njohur si “Karteli Ballkanik”.

Bashkë me të, autoritetet malazeze kanë arrestuar edhe Boban Goluboviç, Enes Borançiç dhe Petar Krsmanoviç, ndërsa për akuzat që lidhen me organizim kriminal dhe trafik droge janë vënë në pranga edhe Emin Adzijusufoviç, Bozo Vujsiç dhe Pavle Pejiç.

Në të njëjtën dosje figuron edhe Nemanja Stojanoviç nga Nishi, i cili ndodhet tashmë në paraburgim, ndërsa në kërkim mbeten Gojko Boriçiç dhe Vukan Vujaçiç.

Operacioni nxjerr në pah një realitet të fortë: rrjetet kriminale në Ballkan nuk janë më struktura të vogla periferike, por organizata të mirëstrukturuara, me financues, logjistikë dhe lidhje ndërkombëtare.

Sipas të dhënave të publikuara nga policia malazeze, janë proceduar 14 persona, prej të cilëve 10 në Mal të Zi dhe 4 në Gjermani. Drejtori i policisë, Lazar Šćepanoviç, deklaroi se bëhet fjalë për një rrjet kompleks me bashkëpunime të rrezikshme kriminale.

Kur Europol flet për një “qelizë të rëndësishme të Kartelit Ballkanik”, kjo nënkupton se Ballkani po konsiderohet si një nyje e organizuar e trafikut ndërkombëtar dhe jo thjesht si një territor tranziti.

Hetimi është shtrirë me mbështetjen e autoriteteve të Austria dhe Spanja, ndërsa objektivi ka qenë një rrjet i përfshirë në kontrabandimin e sasive të mëdha të kokainës dhe kanabisit.

Sipas Europol-it, në Mal të Zi janë ngritur akuza për trafikimin e rreth 2.7 ton kokainë dhe 1.5 ton kanabis në periudhën tetor 2024 – prill 2026. Droga është sekuestruar në 12 operacione të ndryshme në vende të Bashkimit Europian dhe në Amerikën e Jugut.

Rrjeti dyshohet se përdorte rrugë detare dhe ajrore, duke shfrytëzuar kontejnerë dhe metoda të sofistikuara fshehjeje. Po ashtu, kanabisi trafikohej drejt BE-së nga ose përmes vendeve si Shqipëria, Tajlanda dhe Shtetet e Bashkuara.

Përfshirja e Shqipëria në këtë dosje e zgjeron ndjeshëm përmasën e çështjes, duke e kthyer atë në një alarm për të gjithë rajonin dhe për rolin në hartën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Publikuar nga Publik Media