E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Eurovizion 2020 u anulua por organizatorët menduan për  një show: Europe Shine A Light
Publik News

Eurovizion 2020 u anulua por organizatorët menduan për një show: Europe Shine A Light

Prezantuesit e Eurovision: Europe Shine A Light

Festivali i shumëpritur i këngës Eurovizion 2020 u vendos të mos realizohet për shkak të pandemisë së koronaviruist, që ka goditur gjithë botën.

Në vend të Eurovizion Song Contest 2020, organizatorët do të sjellin për fansat shfaqen “Eurovision: Europe Shine A Light”, i cila do të transmetohet në 46 vende të botës dhe do të bëjë bashkë audiencën e të gjithë Europës dhe mbarë botës më 16 maj në orën 21.00.

Në Shqipëri, “Eurovision: Europe Shine A Light” do të transmetohet nga Radio Televizioni Shqiptar.

Spektakli do të nderojë të gjitha 41 këngët pjesëmarrëse në një format jo konkurrues dhe garanton shumë surpriza për shikuesit. Artistët e vitit 2020 do të bashkohen nga vendet e tyre në të gjithë Europën, në një performancë unifikuese të “Love Shine A Light” të Eurovision-it të vitit 1997 nga Katrina And The Waves.

Siç do të ndodhte në Eurovision Song Contest, spektakli do të drejtohet nga prezantuesit holandezë të Eurovision-it Chantal Janzen, Edsilia Rombley (Eurovision 1998 dhe 2007) dhe Jan Smit.

Si një numër të veçantë, EBU do të bashkojë fansat e Eurovision-it në një kor virtual të paharrueshëm. Fansat nga e gjithë bota do të formojnë një kor të madh dhe do të këndojnë “Ëhat’s another year” nga Johnny Logan. Nuk duhet ta humbisni.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.