E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Evis Kushi i përgjigjet komentuesit në vend të Ramës: Ish-kampioni i peshëngritjes është i punësuar
Lajme

Evis Kushi i përgjigjet komentuesit në vend të Ramës: Ish-kampioni i peshëngritjes është i punësuar

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, u është përgjigjur akuzave për rastin e ish nën-kampionit Ilirian Suli, ku një komentues në postimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama e pyet kreun e shtetit se “ku ndodhet sot Ilir Suli”.

“O zoti kryeminister na thuaj pak per ILIR SULIN KU NDODHET SOT TI NUK ISHE MINISTER ATEHERE I BRAKTISE”, shkruan një komentues.

Ministrja Kushi, ka reaguar duke iu përgjigjur ajo në vend të kryeministrit, pasi sipas saj ky i fundit ka kohë që ka hequr dorë nga replikat në rrjetet sociale.

Kushi i përgjigjet komentuesit duke i thënë ndër të tjera se Suli, ish-kampion i peshëngritjes, ka kohë që është i punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes.”

“Duke qenë se kryeministri prej kohësh është tërhequr nga replikat me komentuesit, ndjehem e detyruar të komentoj unë sepse manipulimi i publikut me një video të vjetër të Ilirian Sulit është vërtetë i neveritshëm. Por nga ana tjetër është për të ardhur keq, që ju i besoni një manipulimi dhe jo faktit të paraqitur edhe në informacionin e dhënë më sipër nga kryeministri. Ilirian Suli ka kohë që është i punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes”, shkruan ministrja.

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.