E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fabrika e plastikës në Elbasan u përfshi nga flakët, shpallet në kërkim administratori i kompanisë
Lajme

Fabrika e plastikës në Elbasan u përfshi nga flakët, shpallet në kërkim administratori i kompanisë

Ditën e sotme policia njofton se administratori i fabrikës së plastikës në Elbasan, që u dogj një ditë më parë, është shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet K.B., 54 vjeç. Ky vendim u mor si pasojë e ndotjes së ajrit nga tymi dhe mungesa e masave për zjarret.

Zjarri u shkaktua nga një shkëndijë elektrike dhe nuk ka dëme në njerëz, ndonëse u përfshi nga flakët gjatë kohës që po punohej.

Flakët përfshinë tuba dhe arka plastike që ndodheshin jashtë fabrikës duke vënë në rrezik fabrikat që ndodheshin ngjitur në zonën e ish-Metalurgjikut në Bradashesh, ku vepron edhe KURUM.

Njoftimi i Policisë:

“Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin K. B., 54 vjeç, me detyrë administrator në një kompani për prodhimin e plastikës, pasi në fabrikën plastike, në fshatin Bradashesh, ka rënë zjarr dhe si pasojë e tymit të çliruar u shkaktua ndotje e ajrit.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.