E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fake news! Julinda Dhame nuk është shkarkuar nga Bashkia Tiranë
Lajme

Fake news! Julinda Dhame nuk është shkarkuar nga Bashkia Tiranë

Lajmi i publikuar në disa portale online, ku pretendohej se drejtoresha e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë Tiranë, Julinda Dhame, ishte shkarkuar nga detyra me urdhër të nënkryetares Anuela Ristani, rezulton të jetë i pavërtetë.

Pas qarkullimit të këtij informacioni, Julinda Dhame ka kontaktuar redaksinë, duke hedhur poshtë kategorikisht çdo pretendim për një shkarkim të saj. Ajo ka sqaruar se vijon normalisht ushtrimin e detyrës dhe se nuk i është komunikuar asnjë vendim i tillë nga institucionet përkatëse.

Burime pranë Bashkisë Tiranë bëjnë me dije se lajmi i shpërndarë në disa media nuk bazohet në fakte zyrtare, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë reagim publik apo vendim administrativ që të konfirmojë një lëvizje të tillë.

Në mungesë të një njoftimi zyrtar dhe pas reagimit të vetë Julinda Dhame, lajmi për shkarkimin e saj konfirmohet se është i pavërtetë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.