E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fake news  i Ramës me gruan që lindi fëmijën në makinë, disa media e refuzuan manipulimin
Lajme

Fake news i Ramës me gruan që lindi fëmijën në makinë, disa media e refuzuan manipulimin

Mbrëmjen e djeshme, qeveria shpërndau pranë medieve të saj një lajm sipas të cilit, një grua kishte lindur fëmijën e saj në makinë për shkak se ishte bllokuar prej protestës.

Shumëkush pyeti menjëherë se çfarë lidhje kanë maternitetet me protestën, pasi ajo po zhvillohej rreth qendrës së qytetit.

Shumë shpejt u zbulua se ky ishte një manipulim propagandistik i qeverisë.

Gruaja në fjalë ndodhej në Laprakë dhe për shkak të afërsisë, mjeti ishte devijuar për në Spitalin e Traumës.

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu vazhdoi edhe sot manipulimin, duke shkruar se nëna dhe bebi që lindi në makinë për shkak të protestës, është në gjendje të mirë.

Disa media refuzuan të botojnë këtë manipulim të zyrës propagandistike të Edi Ramës, pasi verifikuan se ishte një mashtrim i rëndë.

Gruaja për asnjë moment nuk ishte bllokuar prej trafikut apo aq më keq, prej protestës.

Turpi më i madh bie mbi ata mjekë dhe infermierë që pranuan të bëhen pjesë e këtij skenari propagandistik të shëmtuar dhe çnjerëzor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.