FALEMINDERIT MAKS VELO
Nga Dritan Kaba
Faleminderit per gjithshka qe i ke dhene Kombit, artit, publicistikes, arkitektures, idealeve demokratike, qytetarise dhe evropianizimit te vendit!
Faleminderit per kurajon intelektuale, dliresine e mendimit, filozofine, dijen dhe huximin per tu perballur me te keqen qe na i shpalose edhe ne kohet me te errta te diktatures komuniste!
Faleminderit per pershkrimin e ferrit komunist, denoncimit te krimineleve te kampeve te perqendrimit, spiuneve pa dinjitet, bastardeve toeturues, qe fatkeqesisht sot ata shetisin te lire, bijte e tyre ose “nxenesit” e tyre drejtojne sot ne organet me te larta te drejtesise se “re”, qe ktheu inkuzitoret serish!
Te rinjte e viteve 70 dhe 80 te kishin si shembull qendrese ndaj komunizmit, shembull lirie, shembull dinjiteti!
Nuk do e harroj kurre kur ishim te vegjel dhe kalonim poshte pallatit te Lidhjes, siç quhej dhe na thonin kete e ka bere Maks Velo, eshte modern, i frymezuar nga arti modern. Pas perfundimit ti shkove ne Spaç me shtepi te “re”, shoket e udheheqjes se Lidhjes strehuan aty!!!
Te sulmuan, te burgosen askush nuk pati kurajo te dilte ne mbrojtje nga “shoket”! Ende edhe sot nuk e kuptoj si kane jetuar aty, si i zinte gjumi rehat, si benin seks, si pinin dhe hanin, si jetonin kur e dinin qe arkitektin e atij pallati e kiahin futur te gjithe nga pak ne burg! Vetem nje kriminel mund te jetoje rehat pikerisht ne vendin e krimit!
Por asgje nuk te mposhti, as burgu, as tradhetia, as linçimi publik, as mosmirenjohja!
Serish, per 30 vite me rradhe, dhuurove, art, dinjitet dhe asnjehere nuk u dorezove!
Faleminderit Maks Velo!
Te qofte dheu i lehte!
Parajsa po te pret, se Ti e mposhte Ferrin ne toke!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



