E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Familja e Gonxhes përfiton nga investimet dhe pasuritë e shtetit
Lajme

Familja e Gonxhes përfiton nga investimet dhe pasuritë e shtetit

Skema e mashtrimit me pasuritë publike

Në vitin 2019, Blendi Gonxhe, i emëruar Drejtor i Shërbimeve të Transportit Rrugor, krijoi strukturën “AUTO-RETRO”, duke e shitur atë si një “ide inovative për mbajtjen gjallë të historisë automobilistike në Shqipëri”. Megjithatë, pas hetimeve dhe dokumenteve të zbuluara, kjo strukturë ka dalë të jetë një mjet për përfitime personale për familjen e tij, duke përdorur buxhetin shtetëror për të mbështetur projektet e lidhura ngushtë me pasurinë dhe bizneset e tij private. Bledi Gonxhe, pas emërimit në këtë post, krijoi një strukturë financiare prej 1.3 milionë Euro në vit, që shërbeu për të financuar një projekt që ishte në përputhje të drejtpërdrejtë me interesat e familjes së tij.

Përmes kësaj strukture, Gonxhe e përdori mundësinë për të përfituar përmes shoqatës “Retro-Albania-Koleksioni Shqiptar”, e cila u shndërrua në një mundësi për të rritur aktivitetet biznesore të të birit, Dante Gonxhe, dhe të familjes së tij. Ky aktivitet ka përfshirë disa kompani të përfshira në sektorin e ndërtimit, shërbimeve të taksive, dhënien e makinave me qira dhe transportin ndërkombëtar. Ky është një rast i qartë i përdorimit të mundësive të shtetit për të krijuar fitime private, duke përdorur pozitat e pushtetit dhe lidhjet e forta familjare.

Skema e mashtrimit me pasuritë publike: Si Familja e Blendi Gonxhes

Një tjetër shembull i këtij abuzimi është krijimi i “Auto Moto-Parkut” të Elbasanit, ku shoqata e të birit dhe Blendi Gonxhe do të menaxhojnë disa sipërfaqe biznesi të ndara nga një projekt prej 190 milionë Euro të financuar nga qeveria për ndërtimin e këtij parku. Ndërkohë që ky projekt është shpallur si një mundësi për zhvillimin e turizmit dhe historisë automobilistike, ai është përdorur si një mundësi për të favorizuar kompanitë private të familjes Gonxhe, të cilat do të përfitojnë nga kjo pasuri e shtetit.

Skema e mashtrimit me pasuritë publike: Si Familja e Blendi Gonxhes

Në këtë kontekst, mjetet e “Auto Retro” janë përfituese të statusit të veçantë, duke i dhënë mundësinë të përjashtohen nga taksat e luksit dhe të kalojnë pa ndalesa doganore, një tjetër avantazh që është shfrytëzuar për të favorizuar interesat private të biznesve të familjes Gonxhe. Ky abuzim me pasuritë publike është një shembull i qartë i mënyrës sesi politikanët e korruptuar përdorin pozitat e tyre për të siguruar pasuri të paligjshme dhe për të pastruar para, duke manipulim buxhetet dhe projektet shtetërore.

Ky skandal kërkon një hetim të thelluar nga organet kompetente dhe një kontroll rigoroz mbi përdorimin e fondeve shtetërore, për të ndaluar abuzimet dhe për të siguruar që pasuritë publike të përdoren për interesin e qytetarëve dhe jo për pasurimin e individëve dhe grupeve të lidhura me pushtetin./Pamfleti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.