Familja e Orest Sotës blen me tender 264 auto-mjete në gjendje pune 170 $ / makinë
Makina luksoze të bllokuara nga policia rrugore , prokuroria apo antikondrabanda qe jane ne ruajtje kanë dalë në shitje me një shumë qesharake për vetëm 5 milionë lekë të reja. Tenderin e fiton firma e Orest Sotës. Firma “IKONA” me fondin 4,9 milione leke eshte shpallur fituese e tenderit. Njoftimi qe mban nr 44 ne Fletoren Zyrtare njofton detajet mbi tenderin.
Kujtojmë se Orest Sota u kap me 860 mijë euro dhe dy patentat e ish ministrit Saimir Tahiri tani në tetor 2017 dhe kishte fituar shumë tendera nga ish ministri Tahiri.
Sipas dokumentave te tenderit familja Sota për gjithsej 5 milionë lekë, do te bleje 264 auto-mjete në gjendje pune pra 170 $ .
Midis tyre ka dhe makina luksoze!!! Drejtori që po kryen veprimet si në kohën e Tahirit dhe Xhafës është Irfan Dashi Kryetar i PS Kombinat!
Kompania e familjes Sota, IKONA Sh.P.K. ka fituar në datën 11 dhjetor 2017, një tender shtetëror për blerjen e 264 mjeteve motorike për skrap.
Mjetet janë blerë nga Rezervat e Shtetit pas vlerësimit nga ana e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, e cila i kategorizoi ato si jashtë gjendje për punë. Ka akuza drejtorine Rezervave të Shtetit, Irfan Dashi, për abuzim me vendimin.
Në njoftimin e tenderit të botuar në Buletinin e Njoftimeve Publike, thuhet se mjetet kanë qenë jashtë funksionit dhe janë shitur për hekur.
Orest Sota është një nga personat nën hetim për Dosjen Tahiri, pasi u kap në makinë me 863 mijë euro dhe dy patenta për mjete lundrimi të ish-ministrit të Brendshëm.
Njoftimi
Në ankandin me NR.REF.52A/2017, njoftimi i publikimit të së cilit është botuar në Buletinin e Njoftimeve Publike nr. 44 datë 06.11.2017, faqe 329-330 të APP-së, me objekt: “Shitje 134 mijë e 303 kg skrapi i përftuar nga 264 mjete motorike jashtë funksioni dhe kategorizuar për skrap nga komisioni i kategorizimit” të APP-së me vlerë fillestare 4.088.183 (katër milionë tetëdhjetë e tetë mijë e njëqind e tetëdhjetë e tre lekë) lekë me TVSH, morën pjesë Ofertuesit:
a) CEKREZI METAL SH.P.K. me ofertë në 4.110.000 (katër milionë e njëqind e dhjetë mijë) lekë me TVSH , për objektin e shitjes se këtij ankandi.
b) Shijaku SH.P.K. me ofertë në vlerën 4.088.183 (katër milionë e tetëdhjetë e tetë mijë e njëqind e tetëdhjetë e tre) lekë me TVSH
c) Ikona SH.P.K. 4.905.820 (katër milionë e nëntëqind e pesë mijë e tetëqind e njëzet) lekë me TVSH,
Pas zhvillimit të procedurës së ankandit të sipërcituar ofertuesit, rezultuan të suksesshëm
Shijaku SH.P.K. me ofertë në vlerën 4.088.183 (katër milionë e tetëdhjetë e tetë mijë e njëqind e tetëdhjetë e tre) lekë me TVSH
Ikona SH.P.K. 4.905.820 (katër milionë e nëntëqind e pesë mijë e tetëqind e njëzet) lekë me TVSH,
Nuk u kualifikua, oferta e Subjektit “CEKREZI METAL” SH.P.K., pasi dokumentacioni pjesë përbërës i ofertës (zarfit të dorëzuar) së paraqitur nga kandidati/ofertues “Cekrezi Metal” Shpk., nuk plotësoi mjaftueshëm të gjitha kërkesat e përcaktuara nga Autoriteti Shitës në DSA dhe paraqitet me të meta si më poshtë: ” Deklarate për gjendjen financiare nga një ose me shume banka që kandidati/ofertues zotëron në banke një shumë të barabartë me vlerën fillestare të lotit që konkurron, lëshuar jo me pare se 5 dite nga data e hapjes se ofertave”.
Sa më sipër, klasifikimi përfundimtar, për këtë procedurë ankandi rezulton si më poshtë:
– Në vendin e parë, i kualifikua ofertuesi “Ikona” SH.P.K., me vlerë 4.905.820 (katër milionë e nëntëqind e pesë mijë e tetëqind e njëzetë) lekë me TVSH.
– Në vendin e dytë, u kualifikua ofertuesi “Shijaku” SH.P.K., me shumën 4.088.183 (katër milionë e tetëdhjetë e tetë mijë e njëqind e tetëdhjetë e tre) lekë me TVSH.
Subjekti “IKONA” SH.P.K., ftohet të lidhë kontratën e shitjes publike, brenda 10 ditëve nga publikimi i këtij njoftimi (data 21 dhjetor 2017). Mosparaqitja, për lidhjen e kontratës përbën kusht për konfiskimin e sigurimit të ofertës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



