E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Familjarët akuza bluzave të bardha: E dërguam në urgjencë, i thanë ‘Ke ankthe stres’! Vdiq ditën e lindjes
Lajme

Familjarët akuza bluzave të bardha: E dërguam në urgjencë, i thanë ‘Ke ankthe stres’! Vdiq ditën e lindjes

61-vjeçarja humbi jetën tre ditë më parë

Familjarët e 61-vjeçares, Fatjana Dajko, e cila u nda nga jeta tre ditë më parë, kanë hedhur akuza ndaj bluzave të bardha në spitalin rajonal të Fierit.

vajza Klotina Topulli

Ata shprehen se mjekët nuk i kanë dhënë nënës së tyre kujdesin e duhur.

fatjana dajko

E bija e 61 vjeçares, Klotina Topulli: E ka marrë mamin vëllai në 10 pa dhjetë e ka cuar në urgjrncën e spitalit,mami kishte shtërngim te gjoksi dhe dhimbje në mes të shpatullave.E kanë shpënë atje i kanë matur tensionin dhe oksigjenin.

I kanë bërë 1 qetsues dhe i kanë vënë një hapje nën gjuhë.

Qëndroi 10 min shtrirë dhe i thanë ngrihu se erdhi tjetri, ulu te stolat te korridori i urgjencës. U ul aty priti pak dhe i vajti tek dera doktoreshës i tha a do ma matni prap tensionin, ajo i tha ik se nuk ke asgjë ke ankth, stres.

Kur doli nga dera e spitalit ajo po ndihej më keq.Kur erdhi në shtëpi tha po ndihem akoma më keq prej ilaçeve,nuk ndihem mirë.

E pamë që u bë më keq rreth orës 19 e 30 kemi marrë ambulancën, e pamë që ambulanca po ashtu…morëm makinën tonë dhe e çuam.

Sa arritëm te dera e spitalit mamaja ka vdekur, ajo kishte hemorragji nga hundët, nga goja si mund të thonë ata që ka vdekur për shkaqe të panjohura, natyrale, kur ne e kemi paraqitur në 10 pa dhjetë në spital.

Duhet të marrë masat shteti, mos e pastë fatin asnjë siç e pati mamaja ime nga doktorët.

Nuk vuante nga asgjë, ishte 61 vjeç, mbushi atë ditë që vdiq.

Në spital nuk i bënë asgjë, kur kam hyrë në 19:30 në spital që mamaja ime sa hyri te dera e spitalit ishte e vdekur ata kanë marrë EKG-në t’ia bënin.

Kam bërtitur me të madhe të hapin kamerat, të shikohen.

Ku u gjet EKG-tani pse nuk ju bë kur ishte e gjallë.

Nuk i kanë bërë asgjë, e bënë më keq.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.