E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Familjarët e përdhunuesve në Vlorë sulmojnë gazetaren
Lajme

Familjarët e përdhunuesve në Vlorë sulmojnë gazetaren

Një ngjarje  e rëndë ka ndoshur në Vlorë, ku u përdhunua një vajzë nga katër persona, vajza tërhoqi denoncimin për  përdhunuesit, të cilët mbrohen nga familjarët e tyre që kanë influencë në qytetin e Vlorës.

VLORË/ 26-vjeçarja ndryshon dëshminë: Shkova me dëshirë

Më konkretisht, dy nga përdhunuesit mbrohen nga motrat e tyre, që janë anëtare të këshillit bashkiak dhe drejtoresha.

Gjithashtu, motra e njërit prej tyre është edhe drejtuese e një mediaje në qytetin e Vlorës. Pikërisht, kjo media ka sulmuar paturpësisht, duke shkelur çdo etikë gazetarie, një gazetare, e cila po përpiqet të thotë të vërtetat e ngjarjes që ka ndodhur në Vlorë.

Bëhet fjalë për gazetaren Afrovita Hysaj, e cila është sulmuar sot nga media, që mbron përdhunuesin.

Qindra qytetareë të Vlorës kanë dalë në mbrojtje të gazetares dhe ne si media pro-të vërtetës, dënojmë sulmin e turpshëm ndaj Hysajt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.