E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Familjarët e viktimave mbushin morgun e spitalit: Si u qëlluan me breshëri kallashnikovi grupi i shokëve
Publik News

Familjarët e viktimave mbushin morgun e spitalit: Si u qëlluan me breshëri kallashnikovi grupi i shokëve

Anxhelo Avdia dhe Dorjan Shkoza janë personat që kanë mbetur të pajetë mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, si pasojë e një atentati ndaj tyre.

Siç shihet dhe nga pamjet, familjarët dhe shokët e dy viktimave kanë mbërritur në morgun e spitalit të qyetetit bregdetar dhe kërkojnë t’i shohin. Paraprakisht, bëhet me dije se Anxhelo Avdia ka marrë plumba të shumë në trup por ka mbërritur me shenja jete në spital, por fatkeqësisht s’ka mundur të mbijetojë.

Ndërkohë, viktima tjetër, 35 vjeçari Dorjan Shkoza ka mbetur i vdekur në vend, në lagjen nr.14 të qytetit, në Shkozë.

Anxhelo Avdia dhe Dorjan Shkoza kanë qenë duke ecur anës rrugës bashkë me disa shokë të tyre, dhe janë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një makinë, e cila më pas është gjetur e djegur në Rrogozhinë.

Dy personat objektiv të atentatit janë mbjatur nën vezhgim nga atentatorët, të cilët sapo i kanë parë duke ecur në këmbë anës rrugës, i kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi, duke u marrë jetën.

Shërbimet e Policisë kanë mundur të identifikojnë targat dhe janë vënë në ndjekje të autorëve. Për zbardhjen e ngjarjes, në ndihmë të grupit hetimor po shkojnë specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Pamje nga morgu i Spitalit te Durresit:
Screenshot_11_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpgScreenshot_10_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpgScreenshot_9_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpgScreenshot_8_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.