Familjarët e vogëlushit hyjnë me forcë në gjykatë: Duam drejtësi! Pritet mbërritja e autorit, Klodian Çalamani
Situata në Gjykatën e Fierit është e tensionuar mëngjesin e sotëm. Familjarët e Mateos, 8-vjeçarit të vrarë nga Klodian Çalamani, janë përplasur me policinë pasi kanë kërkuar të hyjnë me forcë në hollin e Gjykatës.
Sot pritet të jepet masa për autorin 38-vjeçar të ngjarjes makabre që tronditi të gjithë vendin.
Autori ende nuk ka mbërritur në Gjykatë. “Qen, më masakrove djalin”, mësohet të ketë thënë e ëma e djalit.
Momente tensioni në ambientet e Gjykatës së Fierit këtë mëngjes, ku familjarët e 8-vjeçarit që u vra në mënyrë makabre nga fqinji i tij janë futur më dhunë në hollin e gjykatës duke shkelmuar edhe derën duke e thyer atë.

Mësohet se të afërmit dhe familjarët e të ndjerit duan të marrin pjesë në seancën gjyqësore ndaj Klodian Çalamënit.
Ndërkohë që autori i vrasjes nuk ka mbërritur ende në gjykatë dhe seanca pritet të nisë në orën 10:00.
Gjithë kjo situatë është shoqëruar me debate të ashpra mes familjarëve të 8-vjeçarit dhe forcave të policisë.
Familjarët pretendojnë se nuk është vendosur drejtësi dhe madje që gjithë këto orë pas krimit të rëndë nuk janë informuar për atë që ka ndodhur me vogëlushin e ndjerë.
“Ju lutem qytetareve qe kane femije kërkojmë të na bashkoheni ju lutem na ndihmoni të kërkojmë drejtësi për Mateon, sot ishte femija jone neser mund te jete femija juaj, le të varim këtë plehrë të shpëtojnë fëmijët e tjerë, gjithë populli ku është të na mbështesë këtu”, tha njera nga te afermet e vogelushit.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



