E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Faraoni” Ermal Beqiri dhe gjoba qesharake nga Franca e Macron-it
Bota

“Faraoni” Ermal Beqiri dhe gjoba qesharake nga Franca e Macron-it

Gjykata e Apelit në Amiens ka lënë në fuqi masën e arrestit ndaj biznesmenit shqiptar Ermal Beqiri, i cili ndodhet në Francë pas arrestimit për drejtimin e një avioni të vogël mbi një objekt bërthamor.

Mediat franceze kanë rikthyer në vëmendje çështjen, duke raportuar detaje të reja mbi procedurat gjyqësore dhe pasuritë e biznesmenit shqiptar në Francë.

Sipas raportimeve, Beqiri u arrestua pasi avioni që drejtonte fluturoi mbi centralin bërthamor të Penly. Më 27 korrik, ai u paraqit para gjykatës në Amiens dhe u gjykua për fluturim të paautorizuar mbi një zonë të ndjeshme, në kuadër të procedurës së pranimit të fajit.

Për këtë shkelje, biznesmeni shqiptar u dënua me një gjobë prej 7 mijë eurosh.

Megjithatë, çështja e tij nuk është mbyllur me këtë vendim. Autoritetet franceze po shqyrtojnë gjithashtu një kërkesë për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ndërsa Beqiri vijon të qëndrojë në burgun e Beauvais.

Sipas raportimeve të medias franceze, vëmendja e autoriteteve është përqendruar edhe te pasuritë që biznesmeni zotëron në Francë. Mes pronave të përmendura është një kështjellë në departamentin Oise, në veri të vendit, e cila vlerësohet rreth 2.6 milionë euro.

Më 20 gusht, Beqiri iu drejtua dhomës hetimore të Gjykatës së Apelit në Amiens me kërkesën për t’u liruar nga burgu.

Avokati i tij ka argumentuar se klienti është subjekt i një “ndalimi të paligjshëm”. Sipas mbrojtjes, Beqiri kishte mësuar përpara incidentit të ndodhur në Penly se ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare dhe kishte njoftuar për këtë autoritetet franceze.

Pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes, Gjykata e Apelit në Amiens vendosi që biznesmeni shqiptar të vijojë qëndrimin në burg, ndërsa procedurat ligjore për çështjen e tij vazhdojnë.

Raportimet e fundit të mediave franceze e vendosin rastin e Beqirit në qendër të dy proceseve: hetimit për incidentin pranë centralit bërthamor të Penly dhe procedurës që lidhet me kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.