Fasoneritë, reagon PD: Të anulohen 17 tendera sekretë
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar pas protestës së disa punonjësve të një fasonerie në Krujë, të cilat kërkonin pagën e luftës, pasi dy muaj nuk kishin punuar.
Në një postim në facebook, Vokshi shkruan se do mjaftonte anulimi i 17 tenderave sekretë, apo anulimi i koncesioneve në shëndetësi për të shpëtuar nga rreziku jetën e mbi 70 mijë grave dhe vajzave.
Sipas Vokshit me keto fonde, përballohen fare mirë pagat për keto gra dhe vajza që shkojnë në punë me frikë dhe jetojnë me tmerrin e virusit.
“Këto pamje të rralla proteste janë në Shqipëri, pikërisht në Krujë.
Gra e vajza që punojnë në fasoneri, që detyrohen të udhëtojnë cdo ditë, larg familjeve të tyre sepse Edi Rama nuk ju paguan atë që ju takon.
Dhjetëra mijëra gra e vajza, cdo ditë rrezikojnë shëndetin dhe jetën e tyre, fëmijëve dhe familjeve të tyre sepse ju duhet të punojnë në kohë pandemie të rrezikuara cdo ditë nga virusi COVID19. Sot ato janë më të pambrojturat. Arsyeja e vetme: Rama dhe qeveria nuk do që t’ia dijë për to.
Për Edi Ramën rëndësi kanë klientët që ju jep tendera sekrete, e jo shëndeti i mbi 70 mijë vajzave dhe grave që punojnë në fasoneri.
Do mjaftonte anulimi i 17 tenderave sekretë, apo anulimi i koncesioneve në shëndetësi për të shpëtuar nga rreziku jetën e mbi 70 mijë grave dhe vajzave. Me keto fonde, përballohen fare mirë pagat për keto gra dhe vajza që shkojnë në punë me frikë dhe jetojnë me tmerrin e virusit”, shkruan Vokshi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



