E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fati i Vis Martinajt, eksperti: Ka raste që janë ‘ngjallur’ pas 20 vitesh
Flash

Fati i Vis Martinajt, eksperti: Ka raste që janë ‘ngjallur’ pas 20 vitesh

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka komentuar kërkesën e bërë nga babai i Ervis Martinajt për shpalljen ligjore të djalit të tij si të zhdukur, duke theksuar se ky proces nuk mund të kryhet pa prova konkrete.

Karamuço shpjegoi se në raste të tilla, personi fillimisht shpallet i zhdukur, ndërsa vetëm pas gjetjes së trupit ose një prove biologjike që konfirmon identitetin, mund të bëhet shpallja de jure e vdekjes.

“Kjo nuk do të thotë se personi ka vdekur. Fillimisht kërkohet si i zhdukur dhe më pas, nëse gjendet trupi apo një qelizë ADN-je, shpallet i vdekur. Ka raste që njerëz janë rikthyer edhe pas 20 vitesh. Pra, juridikisht është një proces, por faktikisht mund të mos ketë ndodhur vdekja,” shpjegoi eksperti.

Karamuço shtoi se shteti shqiptar ende nuk ka një përgjigje zyrtare për fatin e Martinajt, pasi pavarësisht kërkimeve të shumta, nuk është gjetur asnjë provë materiale apo shenjë ADN-je që të çojë në konkluzione të sigurta.

“Janë bërë kërkime kudo, por asnjë rezultat. Nuk ka trup, nuk ka gjurmë. Gjithçka që qarkullon janë vetëm zëra dhe legjenda mbi atë se kush mund ta ketë eliminuar dhe përse. Deri më sot, asnjë provë e drejtpërdrejtë nuk ekziston që të tregojë autorin apo autorët,” tha Karamuço.

Eksperti theksoi se zhdukja e Martinajt mbetet një nga misteret më të mëdha kriminale të viteve të fundit, ndërsa hetimet zyrtare nuk kanë arritur ende në një rezultat përfundimtar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.