E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fermerët e Myzeqesë në krizë nga dëmet pas përmbytjeve
Flash

Fermerët e Myzeqesë në krizë nga dëmet pas përmbytjeve

Fermerët e Myzeqe po përballen këtë fillimviti me dëme të paprecedenta në kulturat bujqësore. Përmbytjet e fundit kanë shkaktuar humbje të konsiderueshme në tokat bujqësore, ndërsa ngricat e ditëve të para të vitit kanë goditur rëndë prodhimin edhe në parcelat që i shpëtuan ujit.

Një nga fermerët më të prekur është Fatjon Asllani, nga Zharrëz, i cili është detyruar të asgjësojë të gjithë prodhimin e domateve në sera, pasi ngricat e forta e kanë bërë të pamundur shpëtimin e kulturave.

Situata problematike raportohet edhe në Frakull, ku fermerët që kultivojnë luleshtrydhe dhe tranguj në sera kanë pësuar dëme të mëdha, duke rrezikuar seriozisht vazhdimësinë e aktivitetit të tyre bujqësor.

Fermerët e zonës shprehen të alarmuar dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente nga shteti, si në drejtim të mbështetjes financiare, ashtu edhe për ndihmë në rimëkëmbjen e aktivitetit bujqësor dhe rimbjelljen e tokave të dëmtuara, duke paralajmëruar se pa ndihmë institucionale, sezoni bujqësor rrezikon të dështojë që në fillim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.