E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fevziu flet  për Alibeajn: PD po shkon drejtë çarjes së plotë…
Lajme

Fevziu flet për Alibeajn: PD po shkon drejtë çarjes së plotë…

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” , duke komentuar situatën politike, tha se Alibeajt, i cili sot pretendon se përfaqëson këtë parti, nuk i ka kushtuar shumë vëmendje si figurë politike, sepse nuk e sheh si të rëndësishëm.

Ai deklaroi se PD po shkon drejt çarjes përfundimtare dhe se situata e krizës së opozitës, ka favorizuar dhe ka qenë një bonus i madh për qeverinë e Edi Ramës.

“Si fenomen nuk i kam kushtuar shumë vëmendje (Alibeajt), sepse do të ishte njeri shumë i rëndësishëm ti kushtoja kaq vëmendje. Alibeaj nuk ka mbështetje në bazën e partisë.

PD po shkon drejtë çarjes së plotë. Një pjesë e madhe dhe një më e vogël. Sa e vogël është njëra pjesë nuk di ta them, mund të jetë në kufijtë e ekzistencës parlamentare.
Do të kemi një palë zgjedhje, nëse do të hyjnë PD dhe Shtëpia e Lirisë, do të përsëritet ajo që ndodhi në 6 mars.

Pra në fund kemi një bonus për Edi Ramën dhe mazhorancën. Besoj se Alibeaj mendon që mund të mbijetojë përmes kontestimit të Berishës”, tha ai./E.T-CNA.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.