Fier/Neglizhuan trajtimin mjekësor dhe pacienti iu vdiq rrugës, 5 mjekë në gjykim
Prokuroria e Fierit ka marrë të pandehur pesë mjekë të Spitalit Rajonal të Fierit pasi akuzohen për “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”.
Sipas Prokurorisë, pesë mjekët Ledjusa Muhametaj, Enton Dore, Agim Sulaj, Aleks Sulejmani dhe Ndriçim Bala kanë neglizhuar trajtimin mjekësor të pacientit Bledar Sherifaj në 2020, i cili më pas ka ndërruar jetë.
Prokuroria thotë se nga provat e administruara dhe analizimi i tyre, ka rezultuar se pesë mjekët kanë neglizhuar në trajtimin mjekësor të shtetasit Sherifaj, i cili më pas ka ndërruar jetë.
Pacienti i ndjerë nuk është hospitalizuar dhe s’ka marë tajtimin e duhur mjekësor, duke u transportuar nga Vlora në Fier dhe nga Fieri në Vlorë. Kjo kohë dhe moskujdesi mjekësor, solli vdekjen e pacientit në ambjentet e ambulancës, teksa udhëtonte nga Fieri për të shkuar në spitalin e Vlorës me qëllim marjen e mjekimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



