E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FIER/ Shtyhet seanca për Luiz Ejllin, akuzohet për falsifikim dokumentesh
Lajme

FIER/ Shtyhet seanca për Luiz Ejllin, akuzohet për falsifikim dokumentesh

Është shtyrë seanca për këngëtarin Luiz Ejlli nga Gjykata e Fierit.

Gjykata e Fierit në datën 26 shkurt do të jepte pretencën për këngëtarin Luiz Ejlli, i cili akuzohet për falsifikim dokumentesh e kryer në bashkëpunim.

Seanca për t’u paraqitur ishte caktuar data 12 shkurt, por që më pas u shty për datën 26. Dosja ndaj tij kaloi për gjykim me datën 26 dhjetor 2022, për këtë vepër penale në bazë të Kodit të Procedurës Penale rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burgim.

Pasi prokuroria të japë pretencën do të jetë radha e avokatëve, të cilët do të bëjnë mbrojtjen dhe më pas gjykata do të vendosë.

Këngëtari akuzohet se ka falsifikuar deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim.

Ngjarja ka nisur në vitin 2021 ku prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të shettasit F.A pais ishin të pajustfikuara nga ana ligjiore.

Srejtësia e akuzon këngëtarin Luiz Ejlli se me profesionin e noterit ai ka falsifikuar deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim.

“Rezulton e provuar se shtetasi F.A e ka kryer veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, në formën e falsifikimit intelektual në bashkëpunim edhe me ish-noterin Luiz Ejlli, pasi ky i fundit thotë prokuroria i ka pasur vulat deri më datë 16 prill 2022 kur i janë marrë në dorëzim dhe janë nxjerr jashtë përdorimit me komision të ngritur nga Ministria e Drejtësisë. Falsifikim Intelektual sipas prokurorisë provat pasi, duke qenë se shkrimi e nënshkrimi i tij dhe gjurmët e vulave në këtë dokument (Deklaratë Noteriale) janë të njëjta me ato që gjenden me aktet e tjera të dorëzuar nga ai te noterja V.S (e cila mban arkivin e Luiz Ejlli), pra nuk janë të falsifikuara, por përmbajtja ndryshon, arrihet në përfundimin e pakontestueshëm që ky dokument i rremë në përmbajtja është krijuar në bashkëpunim midis Luiz Ejlli dhe shtetasit F.A me qëllim që ky i fundit ta përdorte për të justifikuar pasurinë e tij objekt procedimi penal”, thotë Prokuroria.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.