E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fifi përlotet kur tregon për gjendjen e saj emocionale kur shkroi këngën ‘’Diell’’ brenda shtëpisë së Big Brother
Lajme

Fifi përlotet kur tregon për gjendjen e saj emocionale kur shkroi këngën ‘’Diell’’ brenda shtëpisë së Big Brother

Në mesin e artistëve që kanë performuar mbrëmë në “Sheshin Skënderbej” për Krishtlindje ishte edhe Filloreta Raçi, e njohur gjerësisht si Fifi.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ish-banorja e Big Brother VIP, ka treguar dashurinë e madhe që ka për fansat e saj duke shkruar se nuk ka fitore më të madhe për të.

1

‘’ Nuk ka fitore më të madhe se ju nanushat e mi 🙏🏼
Jetojë , frymojë dhe punojë pikërisht per këtë moment në jetë ❤️ TIRANA JU DUA PAFUND ‘’, ka shkruar ajo bashkëngjitur me fotot nga koncerti.

2

Gjatë performancës së saj kur po këndonte këngën “Diell’’, këngëtarja u përlot në skenë dhe tregoi emocionet e saj në kohën kur shkroi këngën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

“Është një këngë që e kam shkruar kur unë jam ndjerë njeriu më i copëtuar në jetë. Një këngë që kam shkruar kur kam qenë shumë e thyer dhe shumë e lënduar. Edhe kam menduar që më kanë braktisur të gjithë. Kam menduar se kur të dal nga kjo shtëpi nuk ka për të më pritur askush. Nuk e di pse e kam menduar“,  tha Fifi

https://www.instagram.com/publik_live/tv/CWrcR4VICfO/?utm_medium=copy_link

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.