E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Finalja e Kupës së Botës Argjentinë-Francë gjithçka vendoset nga penalltitë
Publik News

Finalja e Kupës së Botës Argjentinë-Francë gjithçka vendoset nga penalltitë

Franca 3-3 Argjentina

Franca dhe Argjentina do të diskutojnë finalen e Botërorit në shtesa, pasi 90 minutat përfunduan 2-2.

Kombëtarja Albiceleste e fillon mirë ndeshjen dhe shpërblehet me penallti në minutën e 21-të, Dembele ndërhyn me naivitet në zonë ndaj Di Marias dhe për arbitrin kishte penallti.

Lionel Messi merr përsipër ekzekutimin e 11-metërshit, duke mposhtur portierin Hugo Lloris.

Të besuarit e Lionel Scalonit gjejnë të papërgatitur “gjelat” dhe me anë të një kundërsulmi, realizojnë golin e dytë me Di Marian, i cili kishte minuta të tëra që përpiqej të bënte diçka të tillë në të gjitha mënyrat, si me goditje nga afër zonës, ashtu edhe me gjuajtje nga distanca.

As në pjesën e dytë, francezët nuk gjejnë dot vetveten, madje e kanë të vështirë edhe të godasin në kuadrat.

Gjithsesi, për të parë shkëndijat e para të tyre u desh të vinte minuta e 70-të, kur shfaqet Kylian Mbappe, i cili nuk e kishte thënë ende fjalën e tij, 2 gola personal për të për të barazuar shifrat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.