Finalja e Romës dhe Feyenoord në Tiranë/ Rama zbulon bisedën me një nga të dërguarit e UEFA-s: Kush e mendonte deri para pak vitesh…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për lajmin se Tirana, do të presë finalen e parë europiane në historinë e vendit tonë, atë mes Romës dhe Feyenoord më 25 maj.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se “kush e mendonte deri para pak vitesh, kur Kombëtarja e Shqipërisë emigronte jashtë se s’kishte stadium të pranuar nga FIFA/UEFA për ndeshjet e shtëpisë?!”.

“Po nuk është vetëm stadiumi, është imazhi i Shqipërisë, niveli i sigurisë, shërbimit, ushqimit, nami ndërkombëtar i Tiranës, që janë sot pakrahasimisht më mirë se sa deri para disa vitesh dhe siç më tha një nga të dërguarit e UEFA-s, “Ne jemi të lumtur të kontribuojmë, që njerëzit në Europë ta mësojnë se sa rrënjësisht ndryshe është Shqipëria nga perceptimi i krijuar për vendin tuaj në kohë të këqija”, shkruan Rama.
Postimi i kryeministrit Edi Rama
🇦🇱🏆⚽️🇪🇺Kush e mendonte deri para pak vitesh, kur Kombëtarja e Shqipërisë emigronte jashtë se s’kishte stadium të pranuar nga FIFA/UEFA për ndeshjet e shtëpisë?!
Po nuk është vetëm stadiumi, është imazhi i Shqipërisë, niveli i sigurisë, shërbimit, ushqimit, nami ndërkombëtar i Tiranës, që janë sot pakrahasimisht më mirë se sa deri para disa vitesh dhe siç më tha një nga të dërguarit e UEFA-s, “Ne jemi të lumtur të kontribuojmë, që njerëzit në Europë ta mësojnë se sa rrënjësisht ndryshe është Shqipëria nga perceptimi i krijuar për vendin tuaj në kohë të këqija”😍
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



