Firmosën për ta kthyer në PPP rojet e pyjeve, pensionistët, berberë e taksixhinj
![]()
Koncesioni i Butrintit, shitja e perlës së Jugut tek investitorë të kamufluar pas rë ashtuquajturit Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka në përbërje të tjera skandale të rënda.
Pas kësaj hijeje dyshimi, rezultoi se fshihej Aleksandër Sarapuli, biznesmeni me lidhje me Erion Veliajn dhe Edi Ramën. Gllabërimi i Butrintit po bëhet nga firmat e punonjësve të MK dhe bashkive që kontrollohen nga qeveria. Në Butrint është parashikuar të ndërtohen hotele, vila, resorte dhe biznese për privatin që do e marrë në menaxhim.
Skandali që thellohet edhe më shumë në këtë çështje është se për raportin e dhënies së Butrinit me PPP që ministrja Elva Margariti e konsideroi si shkencor kanë firmosur punonjës të administratës shtetërore. Përkatësisht 29 punonjës të Ministrisë së Kulturës, 2 nëpunës të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, drejtoresha e Portit të Sarandës, 3 nëpunës të Ministrisë së Turizmit dhe 18 punonjës të njësive bashkiake në Sarandë, Konispol, Finiq, Vrinë, Xarrë.
Ndër ta si studiues shkencorë, 2 mësues ciceronë vullnetarë, 2 kryetarë agjencie udhëtimesh turistike, punonjës socialë, psikologë, biletashitës, arkëtarë e llogaritarë.
Skandali nuk mbyllet këtu kur në ‘raportin shkencor’ shihet se ka firmosur edhe shefi policisë së Sarandës, shefi Kabinetit të Bashkisë së Sarandës, 6 artizanë nga fshati Shëndelli i Konispolit, 4 roje të Agjencisë së Zonave të Mbrojtuara të Vlorës.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco
Koncesioni i Butrintit, shitja e perlës së Jugut tek investitorë të kamufluar pas rë ashtuquajturit Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka në përbërje të tjera skandale të rënda.


