E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fituan 38 mijë euro nga mashtrimi në Facebook, prangoset ‘hakerit’ 29-vjeç i shpallur në kërkim
Publik News

Fituan 38 mijë euro nga mashtrimi në Facebook, prangoset ‘hakerit’ 29-vjeç i shpallur në kërkim

Një 29-vjeçar i cili ishte i shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e krimeve kompjuterike, ka rënë në prangat e policisë së Tiranës.

Është arrestuar shtetasi Shkëlzen Bytyçi 29 vjeç, banues në Tiranë.

29-vjeçari në bashkëpunim me 8 shtetas të tjerë të arrestuar më parë, për një periudhë 1-vjeçare, ka ndërhyrë në llogari të ndryshme të rrjetit social facebook, duke ndryshuar të dhënat e tyre dhe më pas i kanë përdorur për të komunikuar me miq të këtyre llogarive.

Me anë të mashtrimit kanë kërkuar shuma të ndryshme monetare dhe si rezultat kanë përfituar shumën 38000 euro.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni “Transferta”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve kompjuterike.

Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim në vijim të këtij operacioni.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Transferta”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve kompjuterike, finalizuar 5 muaj më parë nga DVP Tiranë, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 9 shtetas, ka vijuar puna nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të hetimeve është shpallur në kërkim edhe shtetasi Sh. B., pasi ka rezultuar se ishte i implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin e Krimit  Kompjuterik u bë kapja dhe u ekzekutua urdhri i prokurorit për shtetasin në kërkim Sh. B., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur ndryshimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale ”Mashtrimi kompjuterik”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar, për një periudhë 1-vjeçare, ka ndërhyrë në llogari të ndryshme të rrjetit social facebook, duke ndryshuar të dhënat e tyre dhe më pas i kanë përdorur për të komunikuar me miq të këtyre llogarive. Me anë të mashtrimit kanë kërkuar shuma të ndryshme monetare dhe si rezultat kanë përfituar shumën 38000 euro.

Vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.