E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fjala e parë e Dukës si President i rizgjedhur i FSHF-së mes emocionesh: Ishte garë e drejtë, përkushtimi më i madh në të ardhmen
Lajme

Fjala e parë e Dukës si President i rizgjedhur i FSHF-së mes emocionesh: Ishte garë e drejtë, përkushtimi më i madh në të ardhmen

Armand Duka është zgjedhur President i FSHF-së, duke marrë mandatin e tij të 5 në krye të Federatës.  Ai arriti të fitonte përballë kandidatit Bashkim Fino me 38 vota. Armand Duka ka mbajtur edhe një fjalim përshëndetës pas fitores, ku mes emocionesh, ai ka falënderuar të gjithë të pranishmit, duke përshëndetur votimet brenda të gjitha standardeve.

“Jam shumë i lumtur për mbështetjen që më keni dhënë. Ndjej obligimin e madh, pasi nga sot fillon një periudhë më e vështirë për mua. Ky votim u bë brenda të gjitha standardeve. Nuk do doja të veçoja asnjë votues, dhe ju garantoj se të gjitha ato që janë diskutuar me muaj parazgjedhorë, do të diskutohen të gjitha.” – u shpreh Duka

Ai falënderoi edhe kandidatët kundërshtarë, dhe premtoi që përkushtimi do të jetë më i madh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.