Flasin familjarët e Jak Prengës: Nuk kishte konflikte me askën
Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë, që tronditi Kamzën dhe mbarë vendin pak javë më parë, teksa u dhunua dhe u mor peng 49-vjeçari Jak Prenga. Policia thekson se 49-vjeçari ka humbur jetën, për shkak të humbjes së gjakut, teksa ka qenë duke u çuar në një resort nga autorët, pasi e kanë dhunuar.
Këtë mesditë në familjen e Jan Prengës, në Kamëz, pasi policia dha lajmin e hidhur për vdekjen e 49-vjeçarit, pas marrjes peng dhe dhunimit nga katër persona, të cilët janë arrestuar.
Familjarët e 49-vjeçarit kanë treguar për gazetaren Bezat detaje nga krimi makabër. Kunati i viktimës, Mark Sula, ka thënë se Jani nuk ka pasur konflikte me asnjë njeri, ndërsa i ka bërë apel shtetit të gjejë trupin e tij të pajetë dhe t’ua dorëzojë familjarëve.
“Janin e rrëmbyen dhe e vranë, drejtësia të vihet në vend. Policia e Tiranës na thirri mbrëmë dhe na tregoi se ai nuk jeton më. Jani nuk ka pasur asnjë konflikt e asnjë problem me askënd. Nuk i njohim të arrestuarit e as kemi probleme me ta. Shteti të gjejë trupin e ta sjellë në shtëpi”, ka thënë ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



