E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fleckenstein: Me kushte apo jo, Shqipërisë do t’i hapen negociatat në qershor
Publik News

Fleckenstein: Me kushte apo jo, Shqipërisë do t’i hapen negociatat në qershor

Në një intervistë ekskluzive për ABC News, raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein bën të ditur se edhe Gjermania është e bindur që tashmë negociatat me Shqipërinë duhet të hapen, edhe pse vendimi i Këshillit të ministrave të Bashkimit Europian mund të përmbajë kushte.

 Sipas Fleckenstein, e rëndësishme, është që edhe nëse ka kushte, vendimi të mos të kthehet sërish në Këshillin e ministrave pas raportimit të mëtejshëm të Komisionit Europian.

Knut Fleckenstein, Raportues për Shqipërinë: Mesazhi kryesor është që parakushtet e përcaktuara për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE janë përmbushur. Kjo nuk do të thotë që puna ka mbaruar. Ne e dimë që ka probleme. Po, ka probleme me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Edhe reforma në drejtësi është në zbatim e sipër, por nuk është zbatuar gjithçka. 

Pra, ka kaq shumë punë përpara. Duhet të përqëndrohemi te çështja e pronës, tek rritja ekonomike, punësimi dhe shumë kritere të tjera. 

Së pari, për qeverinë e Tiranës, por edhe për ne për të mbështetur dhe për të promovuar këtë punë, nëse ajo shkon në drejtimin e duhur. Por parakushtet për hapjen e negociatave janë përmbushur dhe ky është qëndrimi i pothuajse të gjitha grupimeve politike në Parlamentin Europian dhe Komisionit Europian”. /abcnews.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.