E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flet  deputeti i PS flet për përgjimet e “BILD”: Jam krenar për punën si shofer, por…
Politikë

Flet deputeti i PS flet për përgjimet e “BILD”: Jam krenar për punën si shofer, por…

Ai thekson se gjatë fushatës nuk ka patur asnjë kontakt me Avdylajn.  Po ashtu ai thekson se është krenar për punën e tij si shofer, dhe më pas në biznesmen.

“Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e vitit 2017 kam bërë fushatë me shtabin tim elektoral pa asnjë ndikim e mbështetje nga Avdylajt. Nuk kam patur asnjë kontakt me Astritin. Jam krenar për punën që kam bërë si shofer nga viti 1991 deri në 1995 e më pas jam marrë me një biznes familjar nisur nga babai im që në vitin 1992”, thotë ai.

Deputeti i PS thotë se u përfshi në politikë pas kërkesave nga strukturat e partisë në Shijak e Durrës, kërkesa të cilat datojnë që prej vitit 2013. Në 2017 thotë ai, pranoi propozimin e strukturave të partisë dhe qytetarëve të Shijakut.

“Për mua është pamundur dhe absurde të mendoj që kreu i PS, Edi Rama dhe i deleguari PS për qarkun Durrës Vangjush Dako të ndikoheshin nga Astrit Avdyli apo persona të tjerë që unë të kandidoja për deputet duke u futur në listën e PS.”

Ndraxhi jep këtë koment në lidhje me bisedën telefonike mes të vëllait dhe Astrit Avdylit.

“Biseda me vëllain tim ka ndodhur në kohën kur unë lakohesha si kandidat i mundshëm i PS në Shijak. Atë kohë po e mendoja realisht si të menaxhoja biznesin që kisha dhe angazhimin politik që më kërkohej të ndërmerrja si kandidat për deputet. Atë kohë vëllai im ka marrë telefonata jo vetëm nga Astriti, por edhe nga shumë të tjerë që mbështesnin kandidimin tim për deputet. Gjatë fushatës elektorale që kam zhvilluar në mënyrë absolute nuk kam patur asnjë kontakt me Avdylajt.”

Deputeti Ndraxhi thotë se as ai dhe as i vëllai nuk janë thirrur në prokurori për të dëshmuar dhe sa janë të gatshëm ta bëjnë një gjë të tillë nëse do tu kërkohet./TCH

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.