E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flet gruaja e minatorit që humbi jetën në minierë: Kam tre fëmijë jetimë
Lajme

Flet gruaja e minatorit që humbi jetën në minierë: Kam tre fëmijë jetimë

Tre persona u gjetën të pajetë mëngjesin e sotëm në minierën “Balgjaj” më Selishtë të Dibrës.

Si pasojë e helmimit nga gazi nënotkësor, humbën jetën inxhinieri Ismail Hoxha dhe dy minatorët Ruzhdi Rushiti e Fatos Çesku.

Gruaja e Rruzhdi Rushitit ka treguar për “ABC Neës”, se bashkëshorti i saj kishte vetëm 3 javë që punonte në minierë.

“Kishte tre javë që punonte te miniera. Kam tre fëmijë jetimë, kërkoj ndihmë nga shteti. Më përpara ka pas mbledhur bimë medicinave në mal. Kishte tre javë që punonte në minierë” tha ajo.

Ndërkohë një fqinj i viktimave ka treguar se familjet e minatorëve ndodhen në një gjendje të mjerueshme ekonomike.

“Jetesa e tyre është në fund të fundit. Ruzhdiu ka qenë duke mbledhur bimë në male gjithë verës për të mbajtur fëmijët me bukë, tani filloi punë atje, kalamajtë i la jetimë. Ka tre fëmijë. Edhe Fatosin e njoh, ai ka një djalë 19-vjeç, një vajzë të martuar edhe ai si Ruzhdiu”,- tha fqinji.

33 vjeçari Rruzhdi Rushiti u gjet i vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm në thellësitë e minierës në Selishtë të Dibrës nga ana e grupit avari- shpëtimit.

Ajo u dërgua me helikopter për në Spitalin Ushtarak të Tiranës, por nuk arriti të mbijetonte. Marjana Rushiti e punësuar në një firmë private po merrej me stoqet e kromit në momentin e aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.