E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flet kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda: Nezir Seitaj nuk duhet të ekstradohej. Topin e hedh tek burgjet
Lajme

Flet kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda: Nezir Seitaj nuk duhet të ekstradohej. Topin e hedh tek burgjet

Besim Hajdarmataj, kreu i Krimeve të Rënda, njëherësh prokuror i çështjes “Tahiri” ka folur për herë të parë për debatin e hapur së fundmi mbi ekstradimin drejt Italisë së financierit të Habilajve Nezir Seitaj. Hajdarmataj në një prononcim për gazetën Panorama ka deklaruar se ekstradimi i Seitit nuk duhet të ndodhte.

Ai thotë se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka njoftuar Prokurorinë e Përgjithshme në lidhje me mungesën e informacionin për procedurat e ekstradimit të Nezir Seitajt, që kishin nisur nga Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme.
Ai, madje, tregon se nga verifikimet që ka bërë Prokuroria e Krimeve të Rënda ditët e fundit, rezulton se vendimet e Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe të Apelit kanë qenë të depozituara në sekretarinë e burgut “Jordan Misja”, ku qëndronte Seiti. “Jemi në një fazë analize të rastit, si nga Krimet e Rënda, ashtu edhe nga Prokuroria e Përgjithshme dhe më vonë do të kemi një qëndrim lidhur me këtë çështje, është shprehur ai.

Nga verifikimet që kemi bërë ne si Prokurori e Krimeve të Rënda, rezulton se të dyja vendimet e Gjykatës së Krimeve të Rënda kanë qenë të depozituara në burgun ku gjendej personi në fjalë. Sigurisht, që ai nuk mund të ekstradohej, por për këtë çështje do të kemi një qëndrim të mëvonshëm, pasi të përfundojë analiza”, tha Hajdarmataj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.