Shkoi duke punuar tek ky mostra si pastruese
“Kanë pasur komunikim me ish-burrin për gocën, Dyshimet janë tek ai dhe shokët e tij. Të zbardhet e vërteta, po e varrosim vajzën pa e ditur të vërtetën. Bashkëshorti i saj këtu është, nuk është i përfshirë. Ajo ka një vajzë 2-vjeçe, s’do e bënte kurrë këtë. Në motra e vet, vëllai, vajza dhe nëna e vet, ishin të gjithë aty. Doli të pijë një cigare dhe ndodhi ajo, nuk dimë gjë tjetër.
Kishte 1 muaj që kishte ardhur këtu, shkoi duke punuar tek ky mostra. Punonte si pastruese tek shkallët,
Nuk kishte asnjë shqetësim! Kështu deklaron daja e 27-vjeçares e cila u vetëhodh nga kati i katërt, pasi i publikuan një foto intime. Ishte 39-vjeçari Altin Çoku ai që e ka pkërcënuar të renë, pasi kanë pasur një raport sëbashku.
“Jam daja e të ndjerës. S’e di se si ka ndodhur kjo gjë. Rastësisht mësova nga një qytetar se personi në fjalë është arrestuar. Ajo po bënte rreth 1 muaj e ca në Tiranë. Ka një vajzë të vogël 2 vjeçe, ishte e martuar në Kosovë. Nuk ishte e divorcuar. Kemi qeshur, kemi luajtur, nuk kishte stres. Kemi qarë halle familjare, nuk ka pasur probleme. Akuzoj personin në fjalë që është akuzuar nga Policia e Shtetit. Mbesa nuk kishte asnjë lloj stresi. Do iki prapë në Kosovë. I shoqi erdhi dje nga Kosova. T’i japësh fund jetësh për një plehrë, për një person që nuk ka vlerë, jam i tronditur.”, tha daja për gazetarët.