Flet vëllai: Erdhëm në Shqipëri për të shkuar tek dentisti, nuk u karantinuam…
Dy ditë më parë nga blutë e Tiranës ka rënë në pranga ish-efektivi i policisë, Mirsad Kuçana, i akuzuar për një vrasjen e ndodhur në vitin 2015.
Pak më parë ka reaguar vëllai i tij, Suad Kuçana, i cili është shprehur se kishin ardhur nga Zvicra në Shqipëri në datën 12 mars për të kryer vizitë tek dentist.
Ai ka deklaruar për Report Tv se policia i ka kërkuar të vëllait të vetëkarantinohej, por Mirsad Kuçana nuk është bindur.
‘Erdhëm në Shqipëri më 12 mars, do rrinim disa ditë për të kryer vizitë tek dentisti. Policia i kërkoi të vetëkantinohej po vëllai nuk u bind. E pranoj që ai ka kryer një veprim të nxituar’, ka thënë ndër të tjera Suad Kuçana.
Kujtojmë që arrestimi i Kuçanës është realizuar si në filma, pasi ishte duke drejtuar një mjet tip BMW me targa të huaja.
Policia i bëri me shenjë të ndalojë por ai dhe nuk është bindur duke shtuar akoma më shumë shpejtësinë dhe manovrat e rrezikshme, e duke u vënë ne rrezik serioz punonjësit e Policisë Rrugore.
Në tentativë për t’u larguar, Kuçana ka goditur dy mjete të Policisë Rrugore të Tiranës, që po e ndiqnin pa ndërprerje, deri sa ka braktisur mjetin në një rrugë rurale në afërsi të Vorës dhe janë larguar në këmbë. Falë ndjekjes së policisë ata janë kapur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



