E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flet vëllai i gjyshes që rrëmbeu 3-vjeçarin: I mori ilaçet e djalit, i hodhi në kanal
Lajme

Flet vëllai i gjyshes që rrëmbeu 3-vjeçarin: I mori ilaçet e djalit, i hodhi në kanal

Vëllai i Barie Gjunit, gjyshes që rrëmbeu nipin 3-vjeçar, ka hedhur akuza ndaj nuses 23-vjeçare Ile Gjuni duke u shprehur se gjithçka e bën për para. Duke folur për emisionin “Me zemër të Hapur”, ai tha se e gjitha është bërë për para.

“O Ile e dimë qe e ke bërë për para. Në momentin kur mori paratë e siguracionit të bashkëshortit të ndjerë filloi të lejonte gjyshërit të shikonin nipin, se më përpara nuk i lejonte”, tregoi vëllai i gjyshes.

Ai sqaroi se gjyshja e ka marrë vetëm për disa kohë nipin, pasi ishte i sëmurë dhe i duheshin vazhduar ilaçet.

“Nuk quhet rrëmbim, se ka marrë për të mos e kthyer më. Motra thjesht e ka marrë për t’i vazhduar ilaçet pasi e vizitoi tek doktori, fëmija doli i ftohur, i sëmurë. I mori ilaçet, ia çoi nënës së tij dhe i tha ‘fëmija ka dalë i ftohur, ka 7 muaj me kohë, e vizituam ne, ja ku i ke ilaçet a mund t’ia japësh?’. Motra ime ia ka blerë vetë ilaçet, por zonja i ka hedhur në kanal. Ka thënë ‘fëmija nuk është i sëmurë, s’ka nevojë që ta vizitoni ju’. Nga kjo është arsye është detyruar motra që të marrë fëmijë dhe në policinë e Durrësit e ka dorëzuar me ilaçet që ia vazhdonte çdo ditë.

Kjo është arsyeja që e ka marrë, thjesht për t’i dhënë ilaçet fëmijët. Nuk e ka rrëmbyer, ka ardhur me çantën e ilaçeve, edhe dhëndri ia ka treguar policisë.

Ajo është treguar shumë e keqe, mbas vdekjes së djalit rreth 2 muaj e gjysmë s’kanë pasur të drejtë gjyshja dhe gjyshi për ta vizituar, arsyet ajo i di vetë. E gjithë familja i kemi shkuar për të biseduar, se boll fëmija humbi babën, fëmija do dashuri e jo para. Ilja i thoshte motrës 24 orë që t’i fëmijën nuk ke për ta parë kurrë, mbas disa kohësh me ndërhyrje të tjerë ranë dakord që ta shikonin të shtunën e të dielën nga 3 orë fëmijën, kjo është e vërteta që të gjithë e dinë. Më vjen turp që ta them unë të vërtetën nga Belgjika, kur e dinë të gjithë. Motra kërkonte që nipi të flinte tek shtëpia e saj, por ajo nuk pranonte. E detyroi motrën që ta mbante. I kam shkuar nga Belgjika në shtëpi për këtë punë, i kam thënë ‘lëri ato budallëqe, se fëmija do dashuri, si nga ana jote ashtu edhe nga ana e gjyshërve’.

Nuk di që do të fejohej. Kur ka qenë nipi im gjallë, Ilja është trajtuar si princeshë nga motra ime. Ti vijë turp, e di mirë që nuk e ka marrë për të mos e dorëzuar. Thjesht kërkonte që nipi të shkonte të flinte një fundjavë tek shtëpia e tyre.

O Ile e dimë qe e ke bërë për para. Momenti kur ka lindur Amari deri në vdekjen e babait të tij, ka jetuar me motrën time. Shko hiqi denoncimet, lëri budallëqet, hyr në dialog që fëmija të ketë dashuri nga të dyja familja. Në momentin kur mori paratë e siguracionit të bashkëshortit të ndjerë filloi të lejonte gjyshërit të shikonin nipin, se më përpara nuk i lejonte. Kush e rriti fëmijën. Është turp që ta sillte këtë çështje, mjafton që t’i jepte ilaçet djalit”, ka thënë ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.