E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Florjan Binaj: Jam kandidat i qytetarëve, jo i partive!
Flash

Florjan Binaj: Jam kandidat i qytetarëve, jo i partive!

 

Aktori dhe aktivisti i njohur flet për herë të parë si kandidat për Bashkinë e Tiranës

Nga Publik.al | Tiranë, 9 Tetor 2025

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka folur për herë të parë pas shpalljes së kandidaturës së tij, duke dhënë një deklaratë të fortë në emisionin Top Story.

Aktori dhe aktivisti i njohur u shpreh se nuk do të dalë në fushatë as me Sali Berishën dhe as me drejtues të tjerë të partive opozitare, duke theksuar se synon të përfaqësojë vetëm qytetarët e Tiranës, jo partitë politike.

“Nuk kam hyrë në garë për të përfaqësuar opozitën”

Binaj deklaroi se vendimi i tij për të kandiduar nuk është politik, por qytetar:

“Unë nuk kam hyrë në garë për të përfaqësuar opozitën, por qytetarët e Tiranës.

Nuk i ndaj njerëzit sipas ngjyrave të partive. Nëse ajri është i pastër, është për të gjithë. Nëse ka trafik, ka për të gjithë.”

Ai shtoi se nuk ka folur ende me Sali Berishën, pavarësisht mbështetjes publike që ky i fundit ka shprehur:

“Edhe pasi jam shpallur kandidat, nuk kam folur me Berishën apo me askënd tjetër nga opozita.

Nuk u shpalla kandidat për të pritur mbështetjen e askujt.”

“Lapaj më mori i pari në telefon, mendova se ishte kamera e fshehtë”

Në rrëfimin e tij, Binaj tregon edhe momentet e para pas publikimit të kandidaturës:

“Ka qenë Adriatik Lapaj ai që më mori i pari në telefon.

Në fillim mendova se ishte kamera e fshehtë, por më tha: ‘Ne të mbështesim’.

Të nesërmen reagoi edhe Berisha me mbështetjen e tij, por unë nuk kam folur ende me të.”

Aktori u shpreh qartë se nuk do të dalë në fushatë me asnjë kryetar partie:

“Nuk do të dal me asnjë kryetar partie në fushatë, as me Berishën.

Kam kërkuar që të ketë grupe pune, por jo prani të krerëve politikë.

Edhe tek fleta e votimit, do të kërkojmë në KQZ që të jem i regjistruar si kandidat i pavarur.”

“Partitë hapën dyert, por unë hyra për qytetarin, jo për partinë”

Duke folur për kalimin nga arti në politikë, Binaj pranoi se vendimi për të hyrë në garë ka qenë i vështirë, por i domosdoshëm:

“Politika nuk është shaka. Vendimi im nuk ishte i lehtë, sepse mbart shumë përgjegjësi.

Prisja që rrethi im të më thoshte ‘çfarë pate, Flor?’, por ndodhi e kundërta.

Mora shumë mbështetje, shumë urime. Ishte gjëja e duhur në momentin e duhur.”

Ai shtoi se partitë opozitare “hapën dyert dhe lanë sheshin bosh”, duke lënë hapësirë për alternativa të reja:

“Unë dola për të nxitur të tjerë që janë si unë.

Ka ardhur koha që përfaqësuesi të jetë si qytetari ,

jo si dikush i punësuar nga partia.”

Një kandidaturë ndryshe në fushën politike

Me këtë qëndrim të distancuar nga partitë tradicionale, Florjan Binaj synon të paraqitet si alternativa qytetare në një garë që pritet të jetë e fortë dhe e politizuar.

Në thelb, kandidatura e tij përpiqet të përfaqësojë revoltën e qytetarit të zakonshëm ndaj sistemit politik të vjetër.

Zëri i qytetarit, jo i partisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.