E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flota e re e ambulancave, Rama: Personeli i urgjencës sot është dyfishuar. Rritje pagash për mjekët dhe infermierët gjatë vitit të ardhshëm
Politikë

Flota e re e ambulancave, Rama: Personeli i urgjencës sot është dyfishuar. Rritje pagash për mjekët dhe infermierët gjatë vitit të ardhshëm

Kryeministri Edi Rama deklarori se Urgjenca Kombëtare sot është autonome dhe është shndërruar nga një shërbim i degraduar, në një shërbim që garanton asistencën bazë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Në prezantimin e flotës së ambulancave të reja, Rama deklaroi gjithashtu se personeli i urgjencës sot është i dyfishuar.

Më tej Rama tha se rrogat për mjekët dhe infermierët do të rriten sërish gjatë vitit të ardhshëm.

“Ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër përveç se të mbështetemi tek faktet e punës sonë dhe të krijojmë me punën tonë fakte të reja e kuptimplota. Se si ishte urgjenca mjekësore është një histori që do kërkonte kohë të gjatë për t’u treguar dhe vështirësi për t’u pranuar. Mjekët e dinë shumë mirë se pacientët e harrojnë atë që heqin sapo dalin nga spitali dhe nuk i kujtojnë këshillat.

Ne sot me shumë krenari mund të themi se e shkuara është përgjithmonë e shkuar edhe pse e ardhmja është ende larg për një urgjencë kombëtare mjekësore në lartësinë e sfidës për t’u përgjigjur në kohë reale çdo familje.

Ama sot ka një të dhënë domethënëse që është thelbi i reformës, për të kërkuar urgjencën nuk kalon më nëpërmjet spitalit, nuk ka më nevojë t’u biesh që të përpiqen dhe të presësh që pasi e çon fjalën në spital, ta çojë tek urgjenca e pastaj në shtëpinë tënde. 

Urgjenca është autonome dhe është shndërruar nga një shërbim i degraduar, në një shërbim që garanton pa diskutim asistencën bazë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Ne i dyfishuam shërbimet përgjatë këtij viti, pavarësisht se çfarë thonë gojët që nuk pushojnë.

 Kemi 448 mjekë e infermierë më shumë e personel mbështetës. 49 mijë njerëz shqiptarë e të huaj janë shërbyer në qendrat shëndetësore turistike nga qershori deri në shtator.

Shifrat sot janë 900 thirrje në ditë, të cilat shkojnë direkt përmes sistemit të kompjuterizuar në veshin e urgjencës kombëtare. 

Çdo shërbim sot regjistrohet online, ndërkohë që koha e ndihmës së parë është shkurtuar në mënyrë të ndjeshme. 

Akoma më e rëndësishme, 50% e shërbimit është e përqendruar në banesa falë gatishmërisë së personelit të urgjencës”, tha Rama.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.