FNSH dhe RENEA në Elbasan, kontrolle në banesat dhe bizneset e fiseve Çapja e Çela
Mbrëmjen e kaluar, pas arrestimeve të tetë personave, forcat RENEA dhe të FNSH-së kanë qenë sërish në aksion në qytetin e Elbasanit.
Mësohet se policia po bën një verifikim të pronave të Çapjave dhe Çelajve, dy fiseve të njohur mplikimet në disa ngjarje kriminale dhe sagës së gjatë të hakmarrjeve mes tyre.
Sipas Balkanweb, forcat RENEA ndodhen aktualisht në tregun agro-ushqimor dhe në disa biznese të familjes Çapja për të kaluar pronat e tyre në ‘sitë’.
Mbrëmjen e kaluar policia ka zhvilluar një operacion të madh në Elbasan duke shkatëruar një grup të fuqishëm kriminal. Në prangat e policisë kanë rënë 8 persona, pesë prej të cilëve dyshohen edhe për atentatin ndaj Lulzim Kullës në Shkodër.
Ata janë: Gazmor Kukla, Gerald Yzeillari, Edmond Abazi, Kristi Maxhari, Kristian Petani.
Katër personat dyshohet se kanë organizuar shpërthimin me tritol në lagjen Rus në Shkodër, me objektiv Lulzim Kullën, ku mbetën të plagosur edhe 8 persona.
Nga aksioni i policisë janë sekuestruar 80 kallëpe tritol dhe 2 armë zjarri dhe një sasi municioni.
Policia nuk ka dhënë informacione të plota, por deri më tani mësohet se nga operacioni të arrestuarit janë nga Pogradeci dhe Gramshi.
Operacioni i policisë ka qenë i drejtuar nga Altin Qato dhe prokurori i rrethit Ardian Nezha dhe ka zgjatur rreth 6 orë, në të janë përfshirë edhe forcat RENEA dhe FNSH.
Operacioni është shtrirë në tre qytete, Elbasan, Tiranë dhe Pogradec.
Personat e arrestuar po merren në pyetje në Policinë e Elbasanit. Sipas dyshimeve grupi ishte duke u bërë gati për të kryer atentate të tjera.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



