E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot opozita do të protestojë/FNSH dhe RENEA “blindojnë” parlamentin
Politikë

Sot opozita do të protestojë/FNSH dhe RENEA “blindojnë” parlamentin

Opozita do të protestojë sërish sot, në orën 17:00 para parlamentit , ku pritet të zhvillohet dhe seanca plenare.

Sipas Euronews Albania, policia ka marrë masa për mabrëvajtjen e protestës. Sipas të dhënave, pritet një kordon policor do të qëndrojë para protestuesve.

Të pranishëm do të jenë forcat e FNSH-së, RENEA-s dhe punonjës të gardës që do të vëzhgojnë protestën.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të ndahen në tre pjesë, ku një pjesë do vendosen në bulevardin “Zhan Dark”, pjesa tjetër brenda rrethimit të Xhamisë së Namazgjasë, dhe një pjesë tjetër brenda ambienteve të parlamentit, ku aty pritet të vendosen dhe autobotë me ujë, që në rast përshkallëzimi të bëhet shpërndarja e turmës. Të gjithë punonjësit do  jenë të pajisur me maska kundra gaz.

Policia do marrë masa edhe për bllokimin e rrugëve, ku rreth orës 15:00 do ketë kufizime në qarkullimit në rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark”, por edhe një pjesë e rrugës së Elbasanit. Forca policore do ketë edhe në kryeministri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.