E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Aksident i rëndë në Itali, 38-vjeçari shqiptar lufton me jetën
Lajme

FOTO/ Aksident i rëndë në Itali, 38-vjeçari shqiptar lufton me jetën

Një shqiptar, i moshës 38-vjeçare, është përfshirë në një aksident të rëndë në Romë të Italisë.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në superstradën Cassino-Formia në SanGiorgio a Liri, ndërsa shqiptari ka qenë duke lëvizur me motor të tipit Tmax kur është përplasur nga një 72-vjeçar që drejtonte një Fiat Panda, raporton Syri.net.

Përplasja ka qenë shumë e fortë ndaj dhe është dashur ndërhyrja e helikopterit për të dërguar të plagosurit në një prej spitaleve të Romës.

Të dy të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa ende nuk bëhet I ditur identiteti I shqiptarit të plagosur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.