E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto/ Autorët fikën dritat para vrasjes, ky është ushtaraku që u gjet nga ëma brenda banesës në Vlorë
Lajme

Foto/ Autorët fikën dritat para vrasjes, ky është ushtaraku që u gjet nga ëma brenda banesës në Vlorë

Personi që shihni në këtë foto është Altin Alikaj që u gjet i pa jetë brenda shtëpisë nga e ëma e tij në Vlorë.

46-vjeçari ishte zhdukur prej tetë ditësh dhe alarmin fillimisht e dhanë të afërmit e tij. Ndërsa ka qenë pikërisht e nëna e të ndjerit që ka gjetur trupit pa jetë dhe që ka lajmëruar më pas menjëherë policinë.

Hetuesit janë duke u përqendruar tek e shkuara e viktimës, ku paraprakisht dyshohet se lidhet me larje hesapesh për trafik droge. Autori ka qenë ushatarak dhe ka punuar në një repart ushtarak në Vlorë. Ndërsa mendohet se para disa ditësh kishte mbërritur nga Kosova.

Vrasja duket se ishte e paramenduar, pasi autorët kishin fikur dritar e banesës përdhesëse para se të kryenin vrasjen, si dhe kishin helmuar qentë e fqinjëve për të eliminuar zhurmat apo diktimin e tyre.

Njoftimi i policise

Në vijim informacionit paraprak, i cili bën fjalë për ngjarjen e ndodhur në lagjen “24 Maji”, ku është gjetur i pajetë, në banesë, nga nëna e tij, shtetasi A. A., 46 vjeç, i cili ishte shpallur i humbur më datë 11.02.2022, ju bëjmë me dije se:

Nga këqyrja paraprake në trupin e shtetasit A. A., janë konstatuar dëmtime të ngjashme, si ato të shkaktuara me armë zjarri. Trupi i viktimës ndodhet në morgun e Vlorës, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe grumbullimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorit/ve të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.