Foto me Blendi Fevziun, kush është krimineli nga Elbasani që u arrestua sot?
37-vjeçari Elton (Kastriot) Kila është vënë në pranga ditën e sotme nga policia e Elbasanit, pas një urdhër-arresti të lëshuar për të nga autoritetet italiane,
Kila ishte shpallur në kërkim nga prokuroria e Pescaras, pasi akuzohet se ka qenë pjesë e një organizate kriminale, me aktivitet në fushën e narkotikëve.
Zyrtarisht mësohet se Elton Kila është ndaluar për t’u ekstraduar në Itali.
Mbi të rëndojnë akuzat për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale”, “Trafikim i narkotikëve”, “Mashtrim” dhe “Kallëzim i rremë”.
Nga një vështrim i thjeshtë në rrjetet sociale vihet re lehtësisht jeta luksoze e 37-vjeçarit shqiptar mes makinave të shtrenjta si Lamborghini e Ferrari, por edhe pushime në vendet më ekzotike në botë.
Kila vihet re në praninë e Blendi Fevziut, me të cilin, me shumë mundësi, ka realizuar një foto gjatë kësaj vere, në Jalë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



