FOTO/ BMW X6 ngjitet në mes të shëtitores te diga e Liqenit, panik tek njerëzit

Një automjet pa targa, BMW X6, ka hyrë mëngjesin e sotëm me rrëmbim në mes të shëtitores tek Liqeni Artificial në Tiranë dhe është përplasur e shkatërruar.
Makina ka thyer barrierat nga Rruga e Kosovareve e është ngjitet ne digen e Liqenit. Duhet se çmendurite s’kanë limite në vendin tonë.

Shoferi është zhdukur nga vendi i ngjarjes. Aksidenti bëhet i frikshëm duke pasur parasysh se kjo rrugë është shëtitore, kryesisht e frekuentuar nga familje me fëmijë. Policia e Tiranës ka nisur hetimet për pronarin e automjetit.

Siç shihet në pamje, automjeti luksoz ka ngjitur me shpejtësi maloren, ka marrë para gardhin dhe ka përfunduar e shkatërruar tek pedonalja mbi digë.
Ndërkohë makina është bërë copash, ndërsa gomat janë shpërndarë në pjesën e pedalones, ku lejohet të kalojnë vetëm këmbësorë dhe biçikleta.
Shoferi i makinës është larguar nga vendngjarja, ndërsa BMW është pa targa.
Nuk ka ende detaje mbi ngjarjen apo njoftim nga uniformat blu të Tiranës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



