E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Dhunohet fizikisht punonjësi i bashkisë në Patos: Më kërkuan të shkruaj 10 votues të sigurtë
Lajme

FOTO/ Dhunohet fizikisht punonjësi i bashkisë në Patos: Më kërkuan të shkruaj 10 votues të sigurtë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Patos, ku punonjës i bashkisë Bato Dalipaj është dhunuar nga përgjegjësi i ndërmarrjes Petrit Pëllumbi, pasi ky i fundit i ka kërkuar në nënshkruaj një formular me vota të sigurta për kryetaren socialiste të bashkisë.

Punonjësi Dalipaj deklaron se është mbështetës i kandadates Sofije Alushaj dhe se përgjegjësi i bashkisë Petrit Pëllumbi i ka kërkuar të shkruaj 10 votues të sigurtë.

Në momentin që punonjësi nuk ka pranuar të nënshkruaj formularin, atëherë Petrit Pëllumbi e ka goditur disa herë me grushte, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë dhe në fytyrë.

Dalipaj: Punoj 4 orarësh në komunale prej 10 muajsh. Petrit Pëllumbi në zyrë përgjegjës më kërkoi të shkruaja pjestarët e familjes në një formular. Unë nuk e firmosa pasi nuk jam 8 orarësh në punë. Ti s’më ke futur 8 orarsh, s’të fus më tha. 

Erdhi nga pas më kapi nga supi dhe më goditi me 3 a 4 grushta dhe i gjakosur rash përtokë.

Më çuan në spital drejtori i ndërmarjës Artjoli s’bëra denoncim i thashë rash, gabimi im. Shkova në shtëpi tani u enjta dhe vendosa të bëj denoncim në polici.

Kujtojmë se ditën e sotme kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim elektoral me mbështetësit në Patos ku prezantoi dhe kryebashkiaken socialiste.

Punonjësi i komunales në Bashkinë Patos, është dhunuar barbarisht nga drejtori i tij. Bato Dalipaj ka denoncuar Petrit Pëllumbin, pasi sipas tij ai e ka dhunuar për mosplotësimin e një formulari. Punonjësi thotë se në formular ishte shënuar dhënia e 10 votave të sigurta nga pjestarët e familjes dhe të afërmit për Partinë Socialistë në zgjedhjet e 14 majit.

Mirëpo, Dalipaj nuk ka pranuar ta plotësojë këtë formular dhe tregon se pas kësaj është dhunuar. Ai ka bërë edhe denoncimin në polici dhe blutë e qytetit kanë dalë me një njoftim.

Punonjësi i bashkisë deklaron se Petrit Pëllumbi e ka ndjekur, e ka goditur dhe shtrirë përtokë me grushta e shkelma.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 16:10, shtetasi B. D., 55 vjeç (punonjës i ndërmarrjes së komunales, bashkia Patos), është paraqitur në Komisariatin e Policisë Fier, për të bërë kallëzim, duke pretenduar se në ambientet e punës, eprori i tij, shtetasi P. P. ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij, për shkak nuk ka pranuar të plotësojë një formular.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë njoftuar menjëherë Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, dhe në prani të oficerëve të Policisë Gjyqësore, shtetasit B. D. po i merret dëshmia në lidhje me rrethanat e ngjarjes, si dhe po kryhen të gjitha veprimet procedurale.

Ndërkohë, vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti. Në përfundim të veprimeve procedurale, materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.