Foto e 40 vjeçarit që e vranë sot, dyshimet për larje hesapesh dhe e shkuara në Itali
Personi që shihni në foton më lart, është Feris Bardhi, 40 vjecar i cili mbeti këtë të enjte viktimë e një atentati në derën e tij të shtëpisë.
Dyshohet de ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për larje hesapesh për problemet që kishte viktima jashtë vendit.
Në vitin 2012, Bardhi është arrestuar nga policia italiane në Ascoli, sepse së bashku me një shtetas tjetër shqiptar i quajtur Arif Qelia, të cilët u kapën me 700 gramë kokainë të pastër, dhe u akuzuan për trafik ndërkombëtar të kokainës, duke u cilësuar nga policia italiane si korrierë të drogës.
Sakaq, një mjet raportohet se është gjetur para pak i djegur nnë Porto Romano. Praprakisht dyshohet nga policia se ai mjet i përket autorëve të vrasjes së 40-vjecarit.
Ai eshte qelluar nga disa persona sapo doli nga dera shtepise. Ata thuhet se e kishin pritur para shtepise per tu sqaruar.
Policia reagoi me një njoftim paraprak në të cilin thotë se kanë qenë disa persona të cilët ende nuk janë identifikuar që e kanë plagpsur fillimisht viktimën, e ai ndërroi jetë në spital.
Durrës/Informacion Paraprak
Më datë 01.08.2019, rreth orës 12:55, në lagjen Nr.18, Durrës, persona të paidentifikuar kanë plagosur me armë zjarri shtetasin F.B.,40 vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës, i cili u transportua në Spital ku dhe ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco





