E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO e  42-vjeçarit, që u vra se ngacmoi gruan në lokal, del dëshmia e autorit në Polici
Lajme

FOTO e 42-vjeçarit, që u vra se ngacmoi gruan në lokal, del dëshmia e autorit në Polici

 

Viktima e mbremshme në Divjake, 42-vjecari qe u vra nga pronari, pasi i ngacmoi gruan, ka qene nje person i njohur per policine, pasi ai ka qene me pare i denuar per prostitucion.

E shkuara e errët e viktiems 42-vjecar, i cili kishte pak kohe qe kishte dale nga burgu.

Mesohet se ai ka qene i denuar me pare me 11 vite burg me akuzen e shfrytezimit te prostitucionit.

Viktima, sipas policise rezulton me dy emra. Judmir Stambolliu, (Admir Llupo, sipas policise).

Nderkohe qe burime rreth vendit ku ndodhi ngjarja bejne me dije se ai njihej si problematik ne zone.

Viktima e ka ngacmuar gruan e pronarit, ne lokalin ku ishte ulur mbreme vone, ne sy te 4-5 personave te tjere qe kane qene te pranishem dhe kane pare gjithe skenen.

Ky qe shihni ne foton me poshte eshte viktima, Judmir Stambolliu, (Admir Llupo, sipas policise).

Për herë të fundit, Llupo është arrestuar në muajin Korrik të këtij viti. 42-vjeçari u vu në pranga pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

DËSHMIA

42 vjeçari u qëllua me çifte nga pronari i lokalit Petrit Toromeni 42-vjeç. Ky i fundit u vendos në pranga vetëm një orë pas krimit, ku dhe ka rrëfyer gjithçka ndodhi në lokalin e tij.

Ai i tha policisë që Llupo i cili njihej edhe me emrin Judmir Shtambolliu, po pinte alkool. Në një moment ai i ngacmoi bashkëshorten.

Toromeni e ka humbur durimin, kur u përball me arrogancën e klientit të dehur. Në atë çast ka shkuar të marrë çiften në katin e dytë të lokalit dhe e ka vrarë atë. At kishte edhe persona të tjerë të cilët u morën në pyetje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.