E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ E kishte varrosur  prapa shtëpisë të bijën dhe ‘i lutej’ Policisë: Ju lutem, më ndihmoni ta gjej!
Bota

FOTO/ E kishte varrosur prapa shtëpisë të bijën dhe ‘i lutej’ Policisë: Ju lutem, më ndihmoni ta gjej!

Ju lutem, më ndihmoni të gjej fëmijën tim!” – Kjo ishte shprehja që përsëriti disa herë në Policinë greke, babai i Anxhelina Petros gjatë marrjes në pyetje, derisa në fund u dorëzua dhe pranoi se ai e kishte vrarë atë.

Kur u intervistua, 52-vjeçari i kërkoi policisë së Korfuzit të bënte gjithçka për të gjetur vajzën e tij. “Ju lutem më ndihmoni të gjej fëmijën tim”,  thoshte pa pushim derisa në fund, u thye nga pyetjet e hetuesve dhe u detyrua të tregojë edhe se ku e kishte varrosur trupin e së bijës.

Kësisoj, mediat greke vazhdojnë të publikojnë detaje nga vrasja e vajzës fatkeqe shqiptare Anxhelina Petro, nga Berati, prej babait të saj. Ngjarja ka bërë bujë për faktin se vrasja është kryer për të ndaluar dashurinë e vajzës me një të ri nga Afganistani.

Grindjet e shpeshta në shtëpi dhe presioni i babait për ta ndaluar lidhjen e saj nuk e kanë cenuar vendosmërinë e vajzës, e cila e ka paguar me jetë atë dashuri.

Ishte miku i saj afgan që vuri në alarm policinë greke për zhdukjen e vajzës, mëngjesin e dy janarit dhe që çoi në zbulimin e autorit të vrasjes makabre: babait të saj.

Anxhelina nuk kishte kërkuar mbrojtje nga autoritetet greke për situatën ku ndodhej, sepse ishte e frikësuar nga i ati, prej të cilit edhe gjeti vdekjen. Këto janë fotot, e vajzës së re, plot jetë dhe gjallëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.